Madrid, 6 tetor – Kreu i policisë së Katalonjës mbërriti sot në Audiencën Kombëtare të Madridit, një gjykatë e ngarkuar me çështjet e sigurisë kombëtare, ku ai është akuzuar për “kryengritje”, theksoi një gazetar.
Josep-Lluis Trapero u thirr ashtu si zëvendësit dhe krerët e dy shoqatave indipendentiste të Katalonjës për trazirat që u shoqëruan me arrestime dhe kontrolle në Katalonjë, ndërkohë që qeveria e rajonit parashikon shpalljen e njëanshme të pavarësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrapero, që zuri faqet e para të shtypit ndërkombëtar si drejtues i hetimit mbi atentatet xhihadiste që shkaktuar të paktën 16 të vdekur në Barcelonë dhe Cambrils, më 17-18 gusht nuk bëri deklarata.
Katër persona po ndiqen penalisht, Josep Lluis Trapero, Teresa Laplana, një tjetër zyrtar i policisë katalanase, Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart, president i shoqatave më të fuqishme separatistes Asambleja Kombëtare katalanas (ANC) dhe Omnium.
Drejtësia i ka thirrur si fajtorë në kuadër të një hetimi për kryengritje, lidhur me manifestimet e ndodhura më 20 dhe 21 shtator në Barcelonë.