Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga sulmi rus në Siri janë vrarë 12 militantë dhe është plagosur një lider

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se nga një sulm ajror i forcave të veta në Siri, janë vrarë 12 komandantë lokalë të Frontit Al-Nusra dhe është plagosur seriozisht një lider i këtij grupi.

Fronti Al-Nusra është një grup militant, i cili aktualisht është i njohur si Jabhat Fateh al-Sham dhe vlerësohet se është degë e Al-Kaidës në Siri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si rezultat i sulmit lideri i Fronit Al-Nusra, Abu Muhammad al-Golani, ka pësuar plagosje të shumta dhe e ka humbur një gjymturë, sipas infomacioneve nga disa burime të pavarura”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov.

Sipas tij, janë vrarë, poashtu, 12 komandantë lokalë të Frontit Al-Nusra dhe afro 50 rojtarë.

Këto shifra nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.