Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OKB: Si pasojë e aksioneve turke, 335 mijë kurdë kanë braktisur shtëpitë

Gjenevë, 10 mars – Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka kërkuar sot nga Turqia të shqyrtojë disa qindra vrasje dhe shkatërrimin e gati 1.800 shtëpive në juglindje të vendit, gjatë operacioneve të forcave të saj të sigurisë, që ka zgjatur 18 muaj, kundër kurdëve, transmeton Koha.net.

Hetuesit e KB, me gjithë përpjekjet njëvjeçare nuk ia kanë dalë të kenë qasje në territoret ku popullsia kryesisht është me përkatësi kurde, raporton AP-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga korriku i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 rreth 335 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë gjatë aksioneve të forcave turke të sigurisë, theksohet në raport.

Qeveria turke ka thënë se Partia Punëtore Kurde, të cilën Ankaraja e trajton si organizatë terroriste, ka kryer sulme ndaj forcave turke të sigurisë.