Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Industria zvicerane vazhdon të rritet

Industria zvicerane po rritet, bëhet e ditur nga Indeksi i blerjes (PMI). Indeksi ka treguar rritjen për katër muajt e fundit. Dhe ka qenë mbi mesataren afatgjatë për më shumë se një vit, përcjell albinfo.ch.

PMI u rrit 0.5 pikë në një nivel prej 61.7 pikë në muajin shtator, siç raportoi “Credit Suisse” të hënën. Krahasuar me shtatorin 2016, PMI u rrit me 7.3 pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekonomia industriale ishte e fuqishme. Megjithatë, prodhimi ra ndjeshëm në shtator, por mbeti mbi pragun e rritjes. Sipas autorëve të PMI-së, prodhimi luhatet nga muaji në muaj; minusi nuk duhet të mbivlerësohet.

Shumica e treguesve të tjerë në industri po tregojnë rritje të fortë.

Ekonomia e mirë industriale ishte margjinale për punësimin. Edhe pse indeksi qëndron në 55.3 pikë mbi pragun e rritjes dhe 2.4 pikë mbi nivelin e muajit gusht. Krahasuar me komponentët e tjerë të PMI-së, megjithatë dinamika ishte raportuar më e ulët.