Ish-financier në pension, adhuronte të jetonte për muaj në hotel dhe nuk kishte probleme ekonomike. Të dhënat e para, që zbulohen nga familjarët e tij, nuk bëjnë gjë tjetër veç se bëjnë edhe më misterioz motivin për të cilin ai kreu masakrën më të rëndë në SHBA, e dyta pas asaj të 11 shtatorit 2001. Paddock, 64 vjeç, luante shpesh kazino dhe ka nga ata që mendojnë se ai mund të ketë humbur para.
I vëllai i Stephen, Eric Paddock, mohon gjithçka: “Mund të humbiste 1 milion dollarë në kazino dhe sërish do të kishte mundësi të bënte një jetë luksi”. Paratë për vrasësin e Las Vegasit, duket se nuk kanë qenë një problem. Ka punuar si financier për Lockheed Martin, përveç se ka pasur në zotërim disa prona të paluajtshme. Dhe pikërisht me këto të fundit ka fituar shumë para, pasi kishte shumë të tilla në shtete të ndryshme të Amerikës së Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ati, grabitës bankash – Babai i Stephen, është i vetmi në familje që ka pasur kontakte me autoritetet amerikane: Benjamin Hoskins Paddock, ishte një “grabitës seria” i bankave dhe që gjatë viteve ka qenë mes më të kërkuarve në listën e FBI-së, pasi ishte arratisur nga një burg federal në Teksas, ku po kryente dënimin prej 20 vjetësh. Ai ishte diagnostikuar si një “psikopat”, me “tentativë vetëvrasjeje”. Por me të atin, Stephen, nuk kishte të bënte shumë.
Fqinjët: Njeri i rezervuar – Disa fqinj në shtëpinë e tij në Reno (Nevada), ku jetonte para se të transferohej në Mesquite, e kujtojnë si një njeri të rezervuar, të heshtur. Një njeri që dukej paqësor, i cili jetonte në një komunitet pensionistësh në Mesqite, ku kishte blerë një shtëpi në 2013-ën për 369.000 dollarë.
I divorcuar dhe pa fëmijë – I martuar në moshë të re, Stephen Paddock ishte divorcuar 27 vjet më parë. Policia ka folur edhe me ish-bashkëshorten e tij. Ndërkohë, gruaja që për një moment ishte shpallur në kërkim pas masakrës, Marilou Danley, partnerja e vrasësit, nuk ka pasur asnjë rol në ngjarje dhe për momentin ndodhet në Japoni.
{gallery}