Komisioneri i Lartë i OKB për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein i kërkoi sot autoriteteve spanjolle për të nisur hetime «të paanshme » në lidhje me të gjitha aktet e dhunës të kryera në Katalonjë me rastin e referendumit të ndaluar të së dielës, transmeton atsh raportimin e afp-së.
« U kërkoj autoriteteve spanjolle për të garantuar hetime të plota, të pavarura dhe të paanshme për të gjitha rastet e dhunës”, deklaroi komisioneri i lartë në një mesazh të shkruar, duke bërë thirrje për dialog dhe nënvizuar faktin se ndërhyrjet e forcave të policisë duhet në jenë në çdo kohë të balancuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo« Ndërhyrjet e policisë duhet të jenë në çdo kohë të balancuara», shtoi ai.
« Besoj në mënyrë të vendosur se situata aktuale duhet të zgjidhet me anë të dialogut politik, në respektim të plotë me liritë demokratike », shtoi ai.