Në Malajzi ka filluar gjyqi ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e gjysmë vëllait të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam.
Vietnamezja Doan Thi Huong 29-vjeçare dhe indoneziania Siti Aisyah 25-vjeçare, janë të dyshuarat e vetme për vrasjen e tij, por se ato nuk e kanë pranuar fajin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarat thuhet se kanë gjuajtur toksinë në fytyrën e gjysmë-vëllait të diktatorit të Koresë Veriore gjatë kohës kur ai po priste fluturimin e tij në aeroport.
Megjithatë avokatët e tyre ka thënë se sulmuesit janë katër spiunë, të cilët menjëherë pas sulmit janë larguar nga Malajzia.
Në rast se të dyshuarat shpallen fajtore, ato përballen me dënimin me vdekje.