Gjermania ka zgjedhur Pyllin e Zi për t’i bërë strehë prejardhjes. Në bukurinë e natyrës ruan origjinën e traditën. Aty makineritë e fuqishme gjermane nuk kanë qasje.
Zhurma e tyre nuk lejohet t’i shqetësojë mbretërit e legjendave, sirenat, nimfat e ujit dhe shpirtrat bamirës. Nuk mund t’u pengojë kafshëve e as njerëzve, të cilët shkojnë për të gjetur qetësi pikërisht aty - në Pyllin e Zi, që gjermanët i thonë Schwarzwald. Vendi me të cilin mburren dhe e promovojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashtë Gjermanisë, të shumtë janë ata që këtë emër e kanë të njohur, pa qenë fare aty. Njëjtë edhe në Kosovë për ata që në fundin e viteve tetëdhjetë e kanë përcjellë serinë e famshme televizive “Schwarzwald Klinik” (Klinika Shvarcvald).
Është ky emri që të asocion në peizazhe të bukura, madhështi pyjesh, harmoni familjare, dashuri mes njerëzish e përkushtim dhe etikë të mjekëve e infermiereve. Vajzave të viteve nëntëdhjetë ua rikujton natyrisht edhe Udon, mjekun e ri e simpatik të familjes Brinkmann... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.