Së paku pesë persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me sëpatë në stacionin qendror të trenave në Dusseldorf të Gjermanisë, ka konfirmuar policia.
Sulmi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy arrestime ishin bërë menjëherë, ndërsa policia nuk ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes edhe të më shumë sulmuesve. Nuk ka raportime për fatalitete.
Policia menjëherë ka rrethuar vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët raportohet se kanë deklaruar se kanë parë shumë persona të lënduar në tokë.
Stacioni qendror i Dusseldorfit shfrytëzohet nga së paku një çerek milioni pasagjerë në ditë.