Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

New Yorku e Washingtoni çojnë në gjykatë ndalesën e dytë të Trumpit

Shtetet e New Yorkut dhe Washingtonit do ta dërgojnë në gjykatë ndalesën e dytë të Presidentit Trump ndaj qytetarëve të 6 shteteve me shumicë myslimane.

New Yorku thotë se ndalesa e re është diskriminuese ndaj myslimanëve, kurse Washingtoni pohon se është vendim i dëmshëm për këtë shtet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe shtetet e Minnesotas dhe Oregonit, në përpjekje për të bllokuar ndalesën që hyn në fuqi më 16 mars.

Hawaii tashmë e ka dërguar në gjykatë vendimin, duke thënë se ai e dëmton popullatën e vet myslimane, turizmin dhe studentët e huaj.