Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 120.000 indonezianë janë evakuuar nga frika e vullkanit në ishullin Bali

Bali, 28 shtator – Një zyrtar indonezian është shprehur se mbi 120.000 persona kanë braktisur rajonin rreth vullkanit në malin Agung, në ishullin turistik Bali, nga frika se së shpejti mund të ndodhë shpërthimi.

Nyoman Parwata, zyrtar i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Bali, të enjten theksoi se numri i të evakuuarve është rritur në 122.500.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga dita e premte është në fuqi niveli më i lartë nga shpërthimi i vullkanit. Zona e rrezikshmërisë shtrihet në 12 kilometra rreth kraterit të vullkanit.

Agung shpërtheu në vitin 1963 duke vrarë mbi 1.100 persona, ndërsa është aktiv prej një viti.