Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rumania blen sistemin e parë mbrojtës antiraketë “Patriot”

Bukuresht, 28 shtator – Bukureshti do të blejë deri në fund të vitit sistemin e parë amerikan mbrojtës antiraketë ”Patriot”, theksoi sot ministri rumun i Mbrojtjes duke shtuar se kalendari i kësaj kontrate prej rreth katër miliardë dollarë u njoftua këtë verë.

“Mund të siguroj se deri në fund të vitit ushtria rumune do të blejë sistemin e parë mbrojtës antiraketë ‘Patriot”, deklaroi Fifor për gazetarët, transmeton atsh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja kishte njoftuar më 11 korrik se do t’i shiste këtij vendi anëtar të NATO-s sisteme mbrojtëse antiraketë “Patriot” me vlerë prej 3,9 miliardë dollarë.

Pa përmendur kurrë Moskën, Uashingtni kishte theksuar se “Rumania do të përdorë sistemet mbrojtëse antiraketë “Patriot” për të riforcuar mbrojtjen e territorit të saj dhe për të penguar çdo kërcënim rajonal”.

presim letrën e pranimit nga ana e SHBA-së për të kaluar në kontratë dhe më pas në blerjen e programit të parë”, theksoi ministri, Mihai Fifor.