Manal al-Sharif ishte bërë fytyra e lëvizjes së grave për të drejtën për ta ngarë veturën, pasi që më 2011 ajo kishte vendosur një xhirim të vetin në “YouTube” si shofere në Arabinë Saudite, të vetmin vend asokohe që ua ndalonte grave ngasjen e automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.
Për më shumë se 27 vjet aktivistet kanë bërë fushatë për të drejtën për të ngarë automjete, duke sfiduar sistemin, duke i dërguar peticione mbretit dhe duke vendosur xhirime prapa timonit, nëpër rrjete sociale. Protestat kanë sjellë arrestime dhe përndjekje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAl-Sharif, që tani jeton në Australi, ka shprehur entuziazmin pasi që mbreti saudit Salman, të mërkurën, deklaroi se gratë duhet të lejohen ta ngasin veturën, duke i dhënë fund asaj që është parë si njollë në imazhin global të Arabisë Saudite. Por aktivistja ka thënë se beteja nuk ka marrë fund, derisa një zmbrapsje e madhe për gratë në Arabinë Saudite duhet të “zhduket”.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.