Botë

Çanak i Vojvodinës përkrah Kataloninë

Descriptive Text

Partia Liberale e Vojvodinës (LSV) që udhëhiqet nga Nenad Çanak, është parti që në programin dhe veprimtarinë e vet përpiqet për decentralizim të Serbisë dhe për autonomi më të madhe të Vojvodinës.

Ajo është anëtare e Aleancës së Lirë europiane.

Në këtë Aleancë është edhe Eskuerra Republicana de Catalunia (E majta republikane e Katalonisë), e cila përpiqet për pavarësi të Katalonisë dhe për referendumin për pavarësi që pritet të zhvillohet të dielën, më 1 tetor, transmeton Koha.net.

Nenad Çanak katalonasve u ka dërguar një mesazh përkrahës përmes në Twiterit për referendumin që do ta mbajnë, përcjell b92.

“Vullneti i katalonasave nuk do të thyhet. As me forcë deh as me asgjë. Përkrahje”, ka shkruar Çanak në Twiter.

Shefi i diplomacisë serbe Ivisa Daçqi kishte thënë dje se Serbia e përkrah Spanjën kundër Katalonisë për shkak se Spanja e përkrah Serbinë kundër Kosovës.