Së paku gjashtë anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump - në mesin e tyre dhëndri dhe vajza, që të dy këshilltarë të tij - kanë përdorur emailet private për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.
Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, ka pranuar përmes avokatit se ka përdorur emailin privat në ditët e para të administratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas gazetës New York Times, Ivanka Trump, këshilltarët e tjerë, Gary Cohn dhe Stephen Miller, si dhe ish-anëtarët e administratës, Steve Pannon dhe Reince Priebus, kanë përdorur po ashtu emailin privat për punë zyrtare.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.
Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.
Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.
Clinton tha se raportet se gjashtë zyrtarë të administratës Trump kanë përdorur emailet private për punë zyrtare janë "kulmi i hipokrizisë".