Gazetarja investigative e Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova, dhe tre avokatë, të cilët kanë luftuar për drejtësi sociale, e kanë fituar çmimin, Right Livelihood, që shpeshherë quhet edhe “Nobeli alternativ”
Reporterja Ismayilova, gazetare e Radios Evropa e Lirë, e cila ka shkruar dhe hetuar për dëshmi për ryshfet në qeverinë e presidentit, Ilham Aliyev, është e para shtetase nga Azerbajxhani, që e ka fituar këtë çmim, që jepet nga një fondacion në Stokholm në Suedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë arsyetim është theksuar se ajo ka shprehur “guxim dhe ngulm në zbulimin e korrupsionit në nivelet më të larta qeveritare”.
Pas shpalljes së sotme në Stokholm se e ka fituar çmimin, Khadija Ismayilova, në rrjetin Twitter ka shkruar se “u falënderohet atyre që e kanë mbështetur në këtë përpjekje”.
Çmimi vjetor, Right Livelihood Award, që është krijuar në vitin 1980, i shpërblen përpjekjet për të cilat filantropisti gjermano-suedez, Jakob von Uexkull, konsideron se janë injourar nga Çmimet Nobel.