Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë puçistëve serbë në Mal të Zi nga 5 muaj burg

Podgoricë, 9 mars - Pesë shtetas serbë, Aleksandar Çuroviq, Nikola Gjuriq, Sinisha Cetkoviq, Dejan Stanojeviq dhe Ivica Matiq, të cilët ngarkohen për krijim të organizatës kriminale dhe terrorizëm në tentaitvë, sot kanë pranuar se kanë planifikuar të deportojnë me forcë përmes kordonit policorë dhe të marrin Kuvendin e Malit të Zi në natën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor të vitit të kaluar. Ata, siç transmeton AA, u dënuan me nga pesë muaj burg.

Ata sot në seancën dëgjimore në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, thanë se në Mal të Zi në prag të zgjedhjeve kanë ardhur për të mbështetur Frontin Demokratik. Ata theksuan se u është thënë se do të vijnë shumë njerëz nga Serbia "për të mbështetur vëllezërit malazez dhe opozitën".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e sotme u tregua rezervimi dhe një kopje e pasaportës së qytetarëve rus Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, me të cilat ata kanë hyrë dhe dalë nga Serbia.