Në Meksikë, ekipet e shpëtimit rifilluan sot në mëngjes operacionet e kërkimit në qytetin e goditur nga tërmeti, “Mexico City”, me shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.
Zyrtarët thonë se ka arritur në 286 vetë numri i të vdekurve nga termeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 që goditi kryeqytetin e Meksikës të martën. Numri pritet të rritet, ndërsa operacionet e kërkimit vazhdojnë. Një zyrtar për Mbrojtjen Civile Kombëtare tha se të paktën 148 njerëz janë konfirmuar të vdekur në “Mexico City”, transmeton Zëri i Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në rrjetin social Twitter, zoti Luis Felipe Puente, tha se 73 njerëz të tjerë humbën jetën në shtetin Morelos dhe 45 në Puebla, 13 në Meksikë, gjashtë në Guerrero dhe një në Oaksaka.
Ekipet e shpëtimit në pjesën qendrore të Meksikës kanë punuar pa pushim që nga e marta duke kërkuar nën rrënoja për të mbijetuar.
Presidenti Enrique Pena Nieto ka deklaruar tre ditë zie kombëtare. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të meksikanëve ndaj fatkeqësisë, ndërsa theksoi se synimi kryesor është shpëtimi i jetëve dhe kujdesi shëndetësor për të dëmtuarit.