Bashkimi Evropian mirëpriti “frymën konstruktive” të fjalimit të kryeministres britanike, Theresa May, e cila tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë “të respektojë angazhimet e saj” në buxhetin aktual të bllokut.
“May shprehu frymë konstruktive, e cila po ashtu është fryma e Bashkimit Evropian gjatë këtyre negociatave unike”, tha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fjalimi tregon vullnet për të ecur përpara”, shtoi ai.
May, gjatë fjalimit të premten, propozoi periudhë dyvjeçare të tranzicionit, pasi Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Britania duhet të jetë në gjendje të hyjë në tregun e përbashkët evropian gjatë kësaj periudhe dhe vendet e tjera të BE-së “të mos paguajnë më shumë”.
May po ashtu tha se Londra do të paguajë “faturën” për largimin nga blloku.
Komentet e saj vijnë në kohën kur negociatat për Brexit kanë ngecur te çështja e shumës që Britania duhet të paguajë për të përmbushur zotimet e saj financiare ndaj bllokut.