Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bie për 40% numri i migrantëve meksikanë në SHBA

Numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, ka rënë për 40 për qind, nga janari në shkurt, tha Qeveria amerikane.

Sekretari për Siguri Kombëtare, John Kelly, tha se "ndryshimi i trendit" është rezultat i politikave të ashpra të presidentit Donald Trump.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për "një barrierë të pakalueshme fizike" në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka dhënë udhëzime për dëbime.

Masat janë dënuar nga Meksika, e cila i ka cilësuar si "armiqësore" dhe "të papranueshme".

Rreth 11 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në SHBA, shumë prej tyre nga Meksika.