Agjencia qendrore amerikane për zbulim (CIA) njoftoi se amerikanët duhet të jenë të shqetësuar pasi "Wikileaks” publikoi disa mijë dokumente të papërpunuara zbuluese, në të cilat theksohen hollësi si CIA i zbaton aktivitet e saj hakerike.
CIA nuk konfirmoi nëse dokumentet janë vjedhur. Zëdhënësja e agjencisë, Heter Frick Horniyak deklaroi se CIA nuk do ta komentojë besueshmërinë e dokumenteve, e as përmbajtjen e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Horniyak, kjo jo vetëm që mund t'i rrezikojë amerikanët dhe agjentët e CIA-s, por mund të shfrytëzohen këto informacione me qëllim që të rrezikohet siguria kombëtare e SHBA-së.
‘WikiLeaks’ njoftoi CIA "para pak kohe" e humbi kontrollin ndaj mjeteve të saj të mëdha hakerike, si dhe me dokumentet e ndërlidhura.
Kjo organizatë theksoi se arkivi i publikuar ka qarkulluar mes hakerëve, të cilët më parë kanë punuar për qeverinë amerikane, ndërsa disa prej tyre ia kanë dhënë një pjesë të dokumenteve të ‘’wikiLeaks’.