Ramallah, 9 mars – Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson u shpreh gjatë një vizite në Lindjen e Mesme se qeveria e tij në konfliktin izraelito-palestinez ishte pro zgjidhjes me dy shtete.
Kjo vizitë vjen pasi ardhja e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shpërndau pasiguri mbi përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të këtij konflikti prej disa dekadash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Politika e qeverisë sonë është absolutisht e pandryshuar”, deklaroi Johnson për median në Ramallah pas takimit me ministrin palestinez të Punëve të Jashtme, Riyad al-Malki.
”Ne mbetemi të angazhuar për një zgjidhje me dy shtete, me këtë vizion për zgjidhjen e këtij konflikti. E mendoj vërtetë se kjo është e mundur”, u shpreh ai.
Kreu i diplomacisë u shpreh se kishte besim që administrata e re në Uashington do të paraqiste një “mundësi”.