Ligji për ndalimin e mbulesës së fytyrës në vende publike në Austri, i cili është i njohur edhe si “ligj që ndalon mbajtjen e burkës”, do të hyjë në fuqi më 1 tetor, ndërsa policia në vend ka njoftuar se do të bëjë fushatë informimi publik lidhur me përmbajtjen i ligjit, raporton aa.
Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë tha të mërkurën se pjesëtarët e policisë do të zhvillojnë fushatë informimi lidhur me ndalimin mbulimit të fytyrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia në qytetet dhe në aeroporte do të shpërndajë broshura ku në gjermanisht, anglisht, turqisht dhe arabisht shpjegohet përmbajtja e ligjit i cili ka shkaktuar debat të madh në Austri dhe më gjerë. Në rast të mosrespektimit të këtij ndalimi, muajin e ardhshëm policia austriake do të lëshojë gjoba me vlerë 150 euro, dhe në rast se personat ende refuzojnë të zbulojnë fytyrën, ata rrezikohen edhe me dërgim në stacion policor.
Ndalimi i burkës në Austri do të zbatohet në të gjitha vendet publike, duke përfshirë të gjitha mjetet e transportit publik.
Një zyrtar i policisë për gazetën “Kurier” tha se do të jetë detyrë e vështirë për policinë austriake, sepse të gjithëve ende u kujtohet skena e pakëndshme gjatë arrestimit disa grave me burka në Kanë të Francës.