Shtëpitë e 3.5 milionë njerëzve kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë ishullin e Porto Rikos, si pasojë e uraganit “Maria”. Qendra amerikane e Uraganeve ka deklaruar se “Maria” soli përmbytje katastrofike në ishull që kanë mbuluar shumë pjesë të tij.
Ndërkohë autoritetet lokale kanë bërë me dije se deri tani është raportuar vetë për një viktimë. Ky i fundit është goditur nga mbeturinat që erërat e fuqishme të uraganit hidhnin kudo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPorto Riko u godit nga “Maria” me erëra me shpejtësi 225 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha, por tashmë stuhia ka lënë pas ishullin dhe fuqia e saj është ulur në kategorinë e dytë, ndërsa i drejtohet Republikës Domenikane.
Edhe pse autoritetet kishin ngritur rreth 500 streha përqark ishullit, Guvernatori Ricardo Rossello tha se dëmet madhore ishin të paevitueshme.
Gjithashtu uragani i frikshëm përfshiu të njëjtat zona të Karaibeve që një javë më parë u dërrmuan nga “Irma”. Sipas autoriteteve lokale, në shumë prej këtyre ishujve raportojnë se ato pak gjëra që i shpëtuan “Irmës”, i shkatërroi përfundimisht “Maria”.
Kjo e fundit shkaktoi 7 viktima dhe dëme kolosale në ishullin e Dominikës, para se t’i vërsulej Porto Rikos. Tashmë, stuhia po lëviz drejt Republikës Domenikane, ku banorët kanë nisur përpjekjet frenetike për tu mbrojtur sa më mirë të munden.
Uragani “Irma” e preku vetëm tërthorazi këtë vend, por duket se “Maria” do të godasë me furi pjesën veriore të këtij ishulli të preferuar për pushime.