Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kuba i konsideron të papranueshme deklaratat e Trumpit

Autoritetet kubane dënuan deklaratat, sipas tyre, janë jokorrekte të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dje e cilësoi regjimin kuban të korruptuar dhe destabilizues.

“Ky fjalim ka qenë jokorrekt dhe i papranueshëm”, reagoi qeveria kubane në një komunikatë, ndërkohë që ministri i Punëve të Jashtme, Bruno Rodriguez e cilësoi këtë ndërhyrje të pazakontë, agresive, dominuese dhe shumë imperialiste, në një intervistë për televizionin venezuelas TV Telesur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan dënoi regjimin e korruptuar dhe destabilizues kuban, në një fjalim të ashpër gjatë të cilit ai foli për Korenë e Veriut, Iranin dhe Venezuelën, aleate e afërt e Havanës.

“Nga Bashkimi Sovjetik në Kubë dhe në Venezuelë, kudo ku socializmi i vërtetë dhe komunizmi u miratua, janë shkaktuar vuajtje, dëshpërim dhe dështim. Ata që predikojnë këto ideologji kontribuojnë vetëm për vuajtjen e personave që jetojnë nën këto sisteme mizore”, konfirmoi Trump.

Në një komunikatë, Ministria kubane e Punëve të Jashtme shprehu keqardhje për prishjen e marrëdhënieve kubano-amerikane dhe retorikën e përballjes nga administrata Trump, që bie ndesh me politikën e afrimit të ndërmarrë që prej fundit të vitit 2014 nga ish-presidenti demokrat, Barack Obama.