Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Trump ka pranuar ftesën për të vizituar Serbinë”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Nju –Jork se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e tij që ta vizitojë Serbinë, transmeton Koha.net.

„Kur ia dërgova ftesën, detajisht arsyetova pse mendoj se është me rëndësi që ai të vijë në Serbi. Fola për raportin e të gjithë qytetarëve në Serbi ndaj tij dhe ndaj politikës amerikane, si do ta presin njerëzit në Serbi, pse kjo vizitë është e rëndësishme dhe se si prania e tij do të dëshmonte se sa Serbia e do këtë miqësi”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq në Nju- Jork.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo