Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Muri me Meksikën, Trump shqyrton alternativat

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkurtimit të fondeve të Rojës Bregdetare në mënyrë që të sigurojë paratë për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën, si masë për të goditur imigrimin e paligjshëm.

Gjatë garës zgjedhore për Shtëpinë e Bardhë zoti Trump u zotua për ndërtimin e një muri 3200 km të gjatë për të penguar hyrjen e imigrantëve nga Meksika dhe Amerika Qendrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ai po përballet me problemin e gjetjes së parave për të financuar këtë projekt gjigant. Ai vlerëson se muri do të kushtojë 12 miliard dollarë, megjithëse zyrtarë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare thotë se kostoja arrin në 21.6 miliardë dollarë.

Megjithëse presidenti Trump nuk i ka ofruar ende Kongresit një propozim për buxhetin e qeverisë, një draft mbi shpenzimet prioritare të lidhura me murin, po qarkullon mes zyrtarëve të Uashingtonit për të marrë mendimin e tyre.

Pritet që agjencitë e shënjestruara për shkurtim fondesh të shprehin kundërshtimin e tyre.