Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas Meksikës, Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Sikur të mos mjaftonte tërmeti i fuqishëm që ka tronditur Meksikën, duke lënë më shumë se 200 viktima, një tjetër tërmet ka goditur Zelandën e Re.

Tërmeti nënujor ,6.1 ballësh, ka rënë në jugun e largët të Zelandës së Re, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti, në një thellësi të cekët prej 10 km, ra 140 milje në perëndim të ishullit Antarktik të Aucklandit, njoftoi instituti gjeologjik amerikan. Nuk pati paralajmërime të menjëhershme për cunami, por transporti i metrove dhe trenave u ndërpre në mbarë zonën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy tërmetet më të vogla, një magnitudë 4.7 dhe 5.0, u regjistruan gjithashtu mëngjesin e sotëm në brigjet e Zelandës së Re. Lajmi vjen vetëm disa orë pasi një tërmet i fuqishëm 7.1 ballësh goditi Mexico City-n, duke rrëzuar dhjetëra ndërtesa dhe duke vrarë më shumë se 250 persona.