Vuçiq: Rusia është miku i vërtetë i Serbisë

Vuçiq: Rusia është miku i vërtetë i Serbisë

19 shtator 2017 22:28

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Nju –Jork është takuar me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrovin dhe i ka thënë atij se Rusia është miku i vërtetë i Serbisë. Shefi i diplomacisë ruse ka theksuar se Serbia është mik i Rusisë integritetin territorial dhe sovranitetin e të cilës Rusia do ta përkrahë gjithmonë, transmeton Koha.net.

Në integritetin territorial të Serbisë, Rusia e Serbia gjithnjë e mendojnë edhe Kosovën pjesë përbërëse të saj.

Vuçiq e ka falënderuar Rusinë për ndihmën që ia ofron ajo si në forumet ndërkombëtare ashtu edhe në mbështetjen për integritetin territorial të saj, përcjell FoNet.

Ai ka theksuar se Serbia s’e ka ndër mend të bëhet anëtare e NATO-s dhe as t’i vërë sanksione Rusisë.

Lavrov ka theksuar se Serbia është shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme