Shqetësimet globale lidhur me luftën atomike janë në nivelin më të lartë për disa dekada, tha sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me krizën për testet atomike dhe raketore të Koresë Veriore.
Më tutje, duke folur sot në hapje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Guterres ka theksuar se miliona njerëz po jetojnë nën “hije të tmerrit” të krijuar nga testet “provokuese” të kryera nga Pheniani, gjatë javëve të fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka kërkuar zgjidhje politike të kësaj krize.
“Përdorimi i armatimit atomik do të duhej të ishte i paimagjinueshëm”, tha Guterres në këtë tubim të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, ku marrin pjesë zyrtarët e lartë të 193 vendeve.