Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusi: Vdiq personi i cili “e shpëtoi botën”

Ish-oficeri ushtarak rus, Stanislav Petrov, për të cilin gjerësisht konsiderohet se e ka parandaluar luftën atomike të Rusisë me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, i ka thënë sot djali i tij agjencisë AFP.

Petrov, tregimi i jashtëzakonshëm i të cilit ishte paraqitur në dokumentarin “Njeriu që e Shpëtoi Botën”, i ka fituar disa çmime ndërkombëtare, është nderuar në Kombet e Bashkuara dhe ishte takuar me yjet e Hollivudit, siç janë Robert de Niro dhe Matt Damon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Petrov ka jetuar në një qytet të vogël afër Moskës dhe ka vdekur më 19 maj në heshtje relative. Por, për vdekjen e tij në Rusi dhe jashtë saj është raportuar disa muaj më vonë, kur një mik i tij gjerman e ka shkruar një njoftim në mediet sociale për vdekjen e tij.

Në muajin shtator të vitit 1983, Petrov ishte oficerë në detyrë në komandën sekrete në jug të Moskës, kur është dëgjuar alarmi që ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara e kishin lansuar një raketë ndërkontinetale balistike.

Oficeri, që kishte vetëm pak minuta për të marrë vendim, megjithëqë nuk ishte i sigurt për informacionet që arrinin, e ka injoruar alarmin duke e vlerësuar si të rrejshëm.

Sikur tu kishte treguar komandantëve të vet për një sulm atomik të menjëhershëm të Shteteve të Bashkuara, udhëheqja sovjetike, që ishte e përfshirë në garën e armatimit me Uashingtonin, ka mundur të urdhërojë sulm hakmarrës.

Stanislav Petrov, atëherë 44 vjeçar me gradë nënkolonel, raportoi për defekt në sistem dhe hetimet e zhvilluara për këtë incident.