Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet nga policia një aktiviste e LGBT

Policia e Gjeorgjisë, ka shtënë me armë zjarri drejt një turme aktivistësh të LGBT.

Autoritetet kanë thënë se 21-vjeçarja Scout Schultz, ishte me thikë në dorë gjatë asaj kohe dhe po refuzonte t’i bindej urdhrave të policisë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia thonë se posedojnë një video ku studentja e Institutit të Teknologjisë, dhe aktivistja e LGBT, shihet me thikë në dorë duke brohoritur “Më qëllo”, dhe tek refuzon kërkesat e policëve, atë moment është qëlluar me armë zjarri.

Në anën tjetër, nëna e Schultz thotë se policia nuk është dashur të përdorte forca vdekjeprurëse.

Studentja ka vdekur mbrëmë në një spital të Gjeorgjisë dhe pas obduksionit mjeku ka thënë se ajo kishe vuajtur nga depresioni ndërsa dy vjet më parë kishte tentuar të vetëvritej.