I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, në Ukrainën lindore, ka thënë se propozimi i Rusisë për të dërguar trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit, është një “hap përpara”.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ende ka shumë “pengesa” në planin që e ka propozuar Rusia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurt Volker, i dërguari i posaçëm, ka thënë se “ Është shumë interesant që Rusia propozoi një mision të mbrojtjes të OKB-së… është një hap përpara, që të sjellim këtë çështje në diskutim, e poashtu edhe në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë ai, shkruan rel.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se qëllimi i një misioni të tillë paqeruajtës në Ukrainën lindore, i propozuar nga Rusia, duhet të nxisë paqen, jo ta thellojë, siç e quajti ai “okupimin rus”.
Poroshenko u shpreh se misioni duhet të patrullojë në të gjithë zonën e konfliktit , duke përfshirë kufirin me Rusinë dhe pjesët e separatistëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat sipas Kievit përdoren për të transportuar armë dhe personel ushtarak nga Rusia.