Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rikthehet energjia në pjesën më të madhe të Floridës

Për më shumë se 80 për qind të banorëve të Floridës është rikthyer energjia elektrike pas probleme të shkaktuara nga uragani Irma.

Por ndërkohë, sipas autoriteteve, rreth 1.92 milionë shtëpi dhe biznese ende nuk kanë energji elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zonat pa energji ndodhen në jugperëndim dhe në jug të Floridës dhe sipas zyrtarëve energjia mund të rikthehet në këto zona deri në fund të javës së ardhshme.

Vetëm në Florida uragani i fuqishëm Irma shkaktoi 25 të vdekur ndërsa në Karaibe u raportuan 50 raste të tjera.