Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të veshur si policë e të armatosur deri në dhëmbë grabisin kontejnerë me para në aeroportin e Johannesburg

Vjedhës të armatosur të maskuar si polic kanë kryer një grabitje në aeroportin internacional Johannesburg të Afrikës së Jugut, raporton BBC, transmeton koha.net.

Grabitësit kanë arritur që të hyjnë në një zonë të ndaluar të martën në mbrëmje dhe kanë marrë kontejnerë të mbushur me të holla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk dihet saktësisht shuma, por mendohet që kanë vjedhur miliona dollarë të disa valutave të ndryshme.

Kompania që menaxhon aeroportin OR Tambo, që është më aeroporti më i ngarkuar në kontinent, ka konfirmuar këtë grabitje.

“Nuk ka pasur të shtëna e as të lënduar, ndërsa hajdutët kanë ikur”, kanë thënë nga aeroporti i Afrikës së Jugut nëpërmes një deklarate.

Policia ka thënë se kjo grabitje ka disa gjurmë që sugjerojnë se është një “vjedhje nga brenda”, raporton BBC.

Aeroporti OR Tambo tani është duke operuar normalisht ndërsa pasagjerët nuk janë prekur nga kjo grabitje.