Policia katalane njoftoi sonte se ka evakuuar të gjithë qytetarët dhe personelin nga Katedralja “Familja e Shenjtë” në Barcelonë, si dhe nga objektet e afërta.
Policia tha gjithashtu se evakuimi është bërë për shkak të zhvillimit të një aksioni antiterrorist, transmeton kp.
Muajin e shkuar në Barcelonë u kry njëri nga aktet terroriste më të mëdha që është kryer ndonjë herë në këtë qytet, ku përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS.