Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk i kanë ndjekur mësimet

Mbi 3.5 milionë fëmijë refugjatë nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimet vitin e kaluar akademik, bën të ditur një raport i UNHCR-së, Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Në raportin e titulluar “Të lënë pas dore: Shkollimi i refugjatëve në krizë”, vihet re se, në aspektin global, 91 për qind e fëmijëve e kanë ndjekur shkollën fillore, por për refugjatët kjo shifër qëndron në vetëm 61 për qind, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta në më pak se 50 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti thekson se 6.4 milionë refugjatë të moshës shkollore – midis 5 dhe 17 vjeç – janë nën mandatin e UNHCR-së.

“Në vitin 2016, vetëm 2.9 milionë janë regjistruar në arsimin fillor ose të mesëm. Më shumë se gjysma e tyre, përkatësisht 3.5 milionë, nuk kanë shkuar në shkollë”, thuhet në raportin e UNHCR-së.