Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Norvegjia sot voton në zgjedhjet parlamentare

Norvegjezët po hedhin votat e tyre në zgjedhjet parlamentarë që do të jenë vendimtare, nëse ky vend në katër vitet e ardhshme, do të udhëhiqet nga koalicioni i partisë së djathtë tashmë në ikje, apo nga opozita.

Një sondazh me opinionin publik, sugjeron se pritet garë shumë e ngushtë në mes të koalicionit të partisë konservatore të kryeministres, Erna Solberg dhe partisë opozitare laburiste të udhëhequr nga Jonas Gahr Store.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nënkupton se disa parti të vogla në vend, mund të kenë rol kyç si partnerë koalicioni në qeverisjen e vendit.

Koalicioni i përbërë nga konservatorët e Solsbergut dhe partia Progress, që është kundër imigrimeve, kanë qenë në pushtet që nga viti 2013.

Konservatorët dhe laburistët pajtohen në shumë qështje, duke përfshirë edhe kërkimin e naftës në Arktik, politika të kufizuara të imigrimit, dhe lidhje të ngushta me Bashkimin Evropian.

Norvegjia nuk është anëtare e BE-së.