Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“The Telegraph”: Dyshime se Rusia ose Irani mund ta kenë ndihmuar K. Veriore

E përditshmja londineze, “The Telegraph”, ka raportuar se zyrtarët britanikë kanë shprehur shqetësime se Irani ose Rusia ndoshta e kanë ndihmuar Korenë Veriore për “avancimin e papritur” në zhvillimin e armatimit aatomik.

Kjo gazetë ka raportuar sot se Zyra e jashtme britanike po zhvillon hetime nëse “vendet e tashme dhe të dikurshme atomike” e kanë ndihmuar Phenianin për të zhvilluar armatim bërthamor me kapacitet për bartje në raketa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Irani është në krye të listës së vendeve të dyshuara, se i kanë dhënë ndonjë formë të ndihmës, derisa Rusia është poashtu në fokus”, ka shkruar gazeta, transmeton rel.

Zyrtarë të lartë të paidentifikuar i kanë thënë gazetës, “Telegraph”, se “nuk është e besueshme” se shkencëtarët e Koresë Veriore ishin në gjendje që vetë të arrijnë avancime atomike.