Ulur në oborrin e shtëpisë së tij, Artur Magomedov, kujton momentin kur bota i ra mbi krye.
“Xhaxhai dhe vëllai i gruas erdhën të më shihnin. Më treguan se ajo ia kishte mbathur me gjithë fëmijë”, thekson ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa i treguar fare burrit, gruaja ia kishte marrë me vete të bijat, Fatiman dhjetë vjeçe dhe Maizaratin tri vjeçe, dhe ishte arratisur në Turqi, transmeton “Koha Ditore”. Prej territorit turk kishte kaluar në Siri, duke iu bashkuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.
“Xhaxhai dhe vëllai i saj dukeshin të kënaqur. Por unë iu thashë në sy: ‘Kjo punë do të përfundojë me lot’. Me çfarë të drejte i kishte marrë ajo fëmijët e mi pa më pyetur fare”?
Në Dagestan, gruaja e Arturit kishte lavdëruar formën radikale të islamit dhe e konsideronte kalifatin e vetëshpallur nga ISIS-i tokë të premtuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.