Numri i përgjithshëm i viktimave nga tërmeti masiv që goditi Meksikën të enjten mbrëma ka shkuar në 65, viktima këto të regjistruara kryesisht në shtetet më të varfra jugore që janë goditur më së shumti nga fatkeqësia, kanë thënë autoritetet të shtunën.
Luis Felipe Puente, shef i shërbimeve nacionale të emergjencave në Meksikë, ka thënë se tre trupa tjerë janë gjetur në shtetin e Chiapas dhe një tjetër në Juchitan, qytet bregdetar në Oaxacan fqinje që u prek më së shumti nga humbja e jetëve, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTërmeti 8.1 ballësh që goditi bregun e Chiapas të enjten ishte më i fuqishëm se ai shkatërruesi i vitit 1985 që rrafshoi një pjesë të mirë të Meksiko Cityt dhe vrau me mijëra persona. Vetëm në Juchitan, me mijëra shtëpi u rrënuan, thanë autoritetet e qytetit, transmeton Koha.net.
Ky tërmet ishte më i fuqishmi që goditi Meksikën që nga tërmeti i vitit 1932, që ishte po i së njëjtës fuqi.