Presidenti Donald Trump tha se 800 mijë emigrantët pa dokumente, që janë dërguar në Amerikë nga prindërit tyre, në moshë të mitur, nuk duhet t’i druhen deportimit për gjashtë muajt e ardhshëm.
Lidhur me këtë çështje, Kongresi amerikan po punon për një plan që do t'u mundësonte atyre qëndrimin e përhershëm në Shtetet e Bashkuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komentin e tij në Twitter, të enjten, zoti Trump shkruante se: “ata që janë të shqetësuar për statusin e tyre, nuk duhet të jenë. Asnjë veprim nuk do të ndërmerret për t'i dërguar ata në vendet e origjinës, vite pasi prindërit e tyre i kanë sjellë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”.
Udhëheqësja e pakicës demokratike në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha se kishte biseduar në telefon me presidentin. Ajo theksoi se i kishte kërkuar zotit Trump të garantojë emigrantët se statusi i tyre nuk do të ndryshojë gjatë 6 muajve të ardhshëm dhe se kjo periudhë, nuk ishte një periudhë grumbullimi e tyre, sepse programi duhet të konsiderohet i ngrirë dhe se përfituesit e tij nuk do të preken.
Kongresi ka 6 muaj afat për të gjetur një zgjidhje për afro 800 mijë imigrantë pa dokumente, ndërsa ditë më parë Trump shfuqizoi një urdhër ekzekutiv të paraardhësit të tij Barak Obama, që e mbronte këtë kategori emigrantësh nga deportimi.