Presidenti amerikan, Donald Tramp tha sot se do të donte t'i shpëtonte veprimit ushtarak, si një zgjidhje për kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, por sipas tij përpjekjet e mëparshme diplomatike nuk arritën ta ndalojnë Phenianin në zhvillimin e sistemit raketor.
“Veprimi ushtarak është padyshim një opsion. A është kjo e pashmangshme? Asgjë nuk është e pashmangshme”, tha Tramp, duke shtuar megjithatë ai do të preferonte që veprimi ushtarak të shmanget.
Ai po ashtu ka theksuar se nëse do të ketë veprim ushtarak, do të jetë një ditë e trishtuar në Korenë e Veriut, transmeton Ksp.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump vlerëson se opsioni ushtarak për Korenë e Veriut do të ishte shkatërrimtar
-
Trump thotë të ketë gati përgjigjen ushtarake ndaj Koresë së Veriut
-
Presidenti amerikan vazhdon paralajmërimet për Korenë Veriore
-
Trump paralajmëron Korenë Veriore
-
Testimi i raketave bërthamore nga Koreja e Veriut, Trump: Nuk jam i shqetësuar