Tapa, 7 shtator – NATO njoftoi se do të mbikëqyrte nga afër manovrat e mëdha ushtarake ruse, të parashikuara në kufirin lindor, çka ka shkaktuar shqetësim të vendeve të Evropës Lindore.
Që prej muajsh, ky demostrim force nga ushtria ruse, i koduar me emrin ”Zapad-2017” (“Perëndim-2017″) u bë objekt spekulimesh dhe frike tek vendet balltike dhe Polonia, ndërkohë që disa parashikojnë se ”këto manovra do të shërbejnë për mbulim të një pushtimi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi të shqetësuar nga natyra dhe mungesa e transparencës së këtyre manovrave”, theksoi kryeministri estonez, Juri Ratas në pritje të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Tapa (veri), në një bazë ushtarake ku trajnohen trupat e Aleancës.
“Ne do t’i mbikëqyrim nga afër këto aktivitete. Ne jemi vigjilentë, por gjithashtu të qetë sepse nuk shohim kërcënim të mundshëm kundër një aleati të NATO-s”, theksoi kreu i Aleancës.
NATO ka riforcuar praninë ushtarake në Lindje si asnjëherë më parë që prej Luftës së Ftohtë duke vendosur në pranverë katër batalione në Lindje me më shumë se 4 000 trupa.