Uragani Irma ka shkaktuar vdekjen e dy personave në territorin francez të Karaibeve dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë, njoftuan sonte zyrtarë francezë.
Aeroporti “Princesha Juliana” në ishullin Shën Martin, të cilin e ndajnë Franca dhe Holanda, është shkatërruar nga goditja e uraganit. Po ashtu janë dëmtuar edhe aeroplanët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Syri” i uraganit Irma, i cili ka arritur shkallën më të lartë - kategorinë e pestë, po kalon përmes Ishujve Virxhine, njoftoi Qendra nacionale amerikane për uragane.
Uragani do të kalojë pranë Porto Rikos dhe nesër do të godasë pjesën veriore të Republikës Dominikane.
Në gjithë Karaibet janë evakuuar me mijëra njerëz dhe në disa ishuj të njohur për nga turizmi janë mbyllur aeroportet, transmeton BBC.
Ministri i Brendshëm holandez, Ronald Plasterk, tha se dëmet e shkaktuara nga uragani në Shën Martin janë të mëdha, por nuk ka ende vlerësime të sakta.