Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet gazetarja e njohur indiane

Një gazetare e shquar indiane, kritike ndaj politikës nacionaliste hinduse është qëlluar për vdekje në shtetin jugor të Karnataka, thotë policia.

Gauri Lankesh, 55 vjeçare, u gjet e vdekur në pragun e shtëpisë së saj në qytetin e Bangalores.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo u qëllua në kokë dhe në gjoks nga persona të armatosur të cilët ishin me motor. Motivi i krimit nuk dihet ende.

Gazetarët indianë po sulmohen gjithnjë e më shumë nga nacionalistët radikale hindu, thonë aktivistët.

Gjatë viteve të fundit, gazetarët që ishin kritik ndaj nacionalistëve hindu janë sharë në media sociale, ndërsa shumë gazetare janë kërcënuar me përdhunim dhe sulme, raporton BBC.