Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut paralajmëron të tjera ‘pako dhuratash’ për SHBA-në

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut të martën paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i dërgojë SHBA-së “më shumë paketa dhuratash”, ndërsa fuqitë botërore u përpoqën të japin përgjigje ndaj testit të fundit të armëve bërthamore të Phenianit.

Han Tae Song, ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, konfirmoi se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testin e gjashtë dhe më të madh të bombës bërthamore të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, DPRK, janë një paketë dhuratë drejtuar askujt tjetër përveç SHBA-së”, tha Han, transmeton kp.

“Shtetet e Bashkuara do të marrin më shumë paketa dhurata sh... përderisa mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi DPRK-në”, shtoi ai.