Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë dhe me vendim të kryetarit të këtij vendi, mbrëmë ka filluar verifikimi i aftësive operative të disa njësive të Ushtrisë së Serbisë.
Bëhet fjalë për mbikëqyrjen inspektuese të jashtëzakonshme, të paparalajmëruar për aftësitë e një pjese të forcave për reagim të shpejtë që do të realizohet deri më 9 mars në disa lokalitete të Serbisë, përcjell njoftimin e portalit serb “kurir” koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVerifikimi i aftësive operative ka filluar me dhënien e alarmit nga Qendra operative e sistemi të mbrojtjes në të cilën kanë marrë ministri i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjenerali Lubisha Dikoviq.
Gjatë mbikëqyrjes inspektuese do të verifikohet gatishmëria e njësive që në afatin sa më të shkurtër të përgjigjen në detyrat e dhëna në kuadër të skenarëve të paraparë të situatave krizë, thotë portali nga Beogradi.
Në kuadër të aktiviteteve ushtruese do të realizohen marshe të kombinuara të njësive, gjuajtje luftarake dhe zgjidhje të situatave të supozuara luftarake me veprime speciale efektive.
Qëllimi i mbikëqyrjes inspektuese është arritja e nivelit sa më të lartë të aftësisë dhe të gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë në rreziqet eventuale dhe të kërcënimit të sigurisë së shtetit, përfundon portali.
{gallery}