Rocco Morabito, italian të cilin drejtësia e vendit të vet e kërkon që më shumë se 20 vjet për shkak të trafikimit të drogës dhe aktiviteteve mafioze, është arrestuar të dielën në një hotel në Montevideo, ka kumtuar Ministria e Punëve të brendshme e Uruguait, transmeton Koha.net.
Morabito, "anëtar i Ndranghetes, mafi kalabreze, kërkohet që nga viti 1995", e Interpoli për të kishte shpallur fletë arrestin e kuq për shkak se nga viti 1988 deri në vitin 1994, i përkiste organizatës kriminale që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës, shtohet në kumtesë, e cila thotë se Morabito ka siguruar arritjen e drogës në Itali, shitjen e saj në Milano dhe se nga Brazili në vitin 1992 u përpoq të sillte 592 kg kokainë ndërsa në vitin 1993 edhe 630 kg të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRocco Morabito në 15 vjetët e fundit ka jetuar në Urugai në pushimoren Punto del Este, ku dhe zbulua kur e regjistroi vajzën e vet në shkollë të mesme me emër të vërtetë, përcjell jutarnji list.
U konfirmua se shtetasi italian ishte pajisur me dokumente të Urugait duke treguar pasaportën e Brazilit me emrin Francisco Capeletto.
Gjatë, arrestimit, policia sekuestroi një revole, një armë të ftohtë, 13 mobitelë, 12 kartela banke, dy automobila, pasaportën portugeze, një unazë dhe librezën e kursimit me dollarë.
Deri në kërkesën e Italisë për ekstradim, Morabito do të qëndrojë në burgun e Uruguait për shkak të disponimit me dokumente të rreme dhe vjedhjes së identitetit.