Zyrtarët në Arabinë Saudite kanë deklaruar fundin e suksesshëm të pelegrinazhit të sivjetmë të Haxhit, i cili ka mbledhur rreth 2.3 milionë myslimanë nga e gjithë bota.
Princi Khalid al-Faisal, i cili ka udhëhequr komitetin e qeverisë për mbikëqyrjen e Haxhit, tha se rituali ka tërhequr njerëz për 30 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe se ngjarja pesëditëshe ka kaluar pa probleme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitet e fundit, Haxhin e kanë përcjellë trazira, zjarre dhe rrëmuja vdekjeprurëse të turmave.
Në vitin 2015, rreth 2,300 besimtarë kanë vdekur nga ikja e turmave në Mekë.
Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë.